Showbiz

Katër rolet ndërkombëtare të aktorit Kushtrim Hoxha

Kushtrim Hoxha, aktori i cili karrierën e tij e filloi me disa shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Dodona, Teatrin e Gjakovës, dhe shumë teatro regjionale dhe festivale të ndryshme ndërkombëtare, ai vazhdoi suksesshëm rrugën e tij si aktor, duke u bërë kështu pjesë e shfaqjeve, filmave e serialeve të famshme kryesisht në New York, shkruan KultPlus.

Aktori, ka postuar një video ku në të janë përfshirë katër role të rëndësishme ndërkombëtare të tij, kjo video është postuar në ‘Vimeo’.

“Kushtrim Hoxha TV Showreel” shfaq katër nga rolet ndërkombëtare të aktorit kosovar, duke përfshirë këtu serialin e famshëm amerikan “Elementary”, “Blue Bloods”, “Person of interest”, si dhe “The Americans”.

Në “Elementary”, Hoxha ka luajtur në episodin e 19-të. Në këtë serial ai ka luajtur përkrahë aktorëve të famshëm si Lucy Liu dhe Johnny Lee Milerr.

Pas rolit në serialin “Elementary”, aktori shqiptar Hoxha u prezantua në serialin “Person of Interest”, serial i cili transmetohet në CBS. Roli i Kushtrimit në këtë serial ishte ai i një rusi i cili quhet Vasily.

Një tjetër rol i rëndësishëm i Kushtrimit, ishte edhe ai në episodin e parë të sezonit të shtatë të “Blue Bloods”. Në këtë serial Tom Selleck vjen në rolin kryesor, krahas Len Cariou, Bridget Moyahan, e mes tyre edhe Hoxha. Blue Bloods ka nisur për herë të parë transmetimin në vitin 2010-të.

Pas disa roleve në teatër dhe seriale në Amerikë, ai ishte i përzgjedhur të jetë edhe pjesë në njërin nga episodet e serialit të famshëm amerikan “The Americans” i cili punohet me regji të Joe Weisberg. Ky rol ishte i një rëndësie të veçantë për Kushtrimin duke pas parasysh shikueshmërinë e serialit dhe famën e tij.

Këto role ishin jo pak të rëndësishme për aktorin Hoxha i cili po vazhdon suksesshëm rrugën e tij si aktorë duke bërë karrierë ndërkombëtare. Më poshtë po ju sjellim videon e postuar në “Vimeo”.