Showbiz

Zuckerberg bëhet baba për herë të dytë

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe gruaja e tij Priscilla janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur August.

Lajmin e ka bërë të ditur Zuckerberg në Facebook duke i shkruar një letër vajzës së tij.

“Kur motra jote u lind, ne shkruam një letër për botën të cilën ne shpresonim të ishte deh tani ti do të rritesh në një botë me edukim më të mirë, më pak sëmundje, komunitete më të forta dhe barazi më të madhe. Kemi shkruar për të gjitha avancimet në shkencë dhe teknologji. Gjenerata jote do të jetojë jetë dramatikisht më të mira se ne, dhe ne kemi përgjegjësi që të bëjmë këtë realitet”, ka shkruar ai në letrën e tij.

Çifti Zuckerberg ka edhe një vajzë, me emrin Maxima.