Për çiftin Selimi-Vjollca kanë shkruar shumë të gjitha mediat shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Reperi i njohur kosovar, Getoar Selimi duket se lidhjen e tij me prezantuesen e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca, së shpejti do ta forcojë më shumë duke vënë kurorë, shkruan Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta do të martohen muajin e ardhshëm, saktësisht më 10 shtator.
Datën e martesës së çiftit Selimi-Vjollca e ka zbuluar motra e Marinës, Luana Vjollca, po ashtu prezantuese, përmes një postimi në Facebook. Ajo ka publikuar fotografinë e ftesës për dasmën e Getoarit dhe Marinës në të cilën shihen të gjitha detajet.
“Misherimi i shpirtit tuaj ne art i tejkaloj pritshmerite me keto ftesa te personalizuara. Jam kaq shume e emocionuar dhe e lumtur per ju! Ju dua shumee @marina_vjollca @ghettogeasy”, ka shkruar Luana.