Showbiz

Yjet që mblodhi meçi Mayweather – McGregor

Një ndër meçet e boksit më të shtrenjta në histori që u zhvillua mbrëmë në Las Vegas ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregorit ka marrë vëmendjen edhe të shumë yjeve të filmit, muzikës e sportit.

Për të shikuar këtë përballje mulitmilionëshe në “T-Mobile Arena” ishin prezent edhe fituesit e çmimit Oscar si Leonardo Di Caprio dhe Charlize Theron, këngëtarja Jennifer Lopez, e Demi Lovato, aktori Gerard Butler, e yjet e tjerë Ozzy, Sharon dhe Jack Osbourne, Bruce Willis, P Diddy etj.

Ndërsa aty nuk munguan edhe yjet e sportit si LeBron James, Mike Tyson, David Haye, e Amir Khan, transmeton Koha.net shkrimin e Daily Mail.

Këtë përballje e fitoi amerikani, Mayweather që theu rekord në boks me 50 fitore e asnjë humbje, ndërsa ky ishte meçi i tij i fundit në karrierë.

{gallery}