Wahlberg, aktori më i paguar në botë

Wahlberg, aktori më i paguar në botë

23 gusht 2017 09:45

Vendi i parë në listën e aktorëve më të paguar në botë i takoi Mark Wahlberg, i cili në 12 muajt e fundit ka fituar 68 milionë dollarë.

Wahlberg, 46 vjeç, reperi i dikurshëm, i cili u bë aktor u gjend në krye të listës të magazinës Forbes, transmeton kp.

Në vendin e dytë si aktori më i paguar është Dwayne Johnson, i cili vitin e kaluar ishte i pari me 65 milionë dollarë të fituar, ndërsa në vendin e tretë u radhit Vin Diesel me 54.5 milionë dollarë, raporton AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme