Showbiz

Shuhet komediani i njohur afro-amerikan

Komediani dhe aktivisti për drejta të njeriut Dick Gregory, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Ai ishte shtrirë në spital një javë më parë, pasi që kishte infektim të rëndë bakterial.

Gregory ka qenë i njohur si komedian i madh në televizionet e shumë familjeve, po gjithashtu edhe si aktivist i të drejtave të njeriut.

Ai theu barriera racore në vitet 1960 dhe përdori humorin e tij si mjet për të luftuar kundër pabarazive, dhe për të shpërndarë mesazhe për një shëndet më të mire.

Lindi në vitin 1932 më emrin Richard Claxton Gregory, në një familje të varfër, mirëpo puna e tij pa lodhshme bëri që ai të ketë suksese në jetë pavarësisht se u rrit në kohën kur Amerika kishte ende racizëm të madh.

Ai pas vetes la gruan e tij dhe 10 fëmijë.