Atkinson, aktorja e njohur angleze dhe e cila është një prej garueseve në programin televiziv të vallëzimit, Strictly, ka folur për dietat dhe ushtrimet strikte të cilat i mban, në mënyrë që të jetë në formë për program.
Ajo konsiderohet si fituesja potenciale e programit i cili pritet të fillojë të shfaqet muajin tjetër. Atkinson ka thënë se nuk i lejohet alkooli, dhe se ka një trajner personal në dispozicionin e saj 24 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Trajneri i saj personal ka bërë të ditur se ajo punon shumë dhe se nuk dorëzohet lehtë, transmeton kp. Gemma shihet se ka transformuar krejtësisht trupin e saj, dhe se këtë e arriti për vetëm 12 javë më një regjim strikt.
Ai, po ashtu, tha se kur të fillojnë provat për programin Strictly ajo do të ushtrojë në palestër, dhe pavarësisht kësaj edhe 6 orë brenda ditës me partnerin e saj të vallëzimit për 5 ditë radhazi gjatë javës.
Aktorja ka thënë se ndjenja e të qenit në formë dhe atletike është ajo që e motivon më së shumti dhe se nuk do të ndalet asnjëherë me këtë regjim.
