Showbiz

Shuhet ylli turk i serialeve

Është përcjellë për në banesën e fundit, Kuzey Vargin, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke.

Ai së fundmi luajti rolin e “Adil Esrefoglu” në serinë “Lugina e Ujqërve”.

Veterani i kinematografisë vuante nga tensioni i lartë dhe qëndroi në reanimacion në provincën bregdetare të Muglas për më shumë se një muaj për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

I lindur në vitin 1940, Vargin nisi karrierën e tij kinematografike në vitet 1960 dhe ndryshe nga shumë aktorë të “Yesilçam”, i rezistoi kohës duke luajtur edhe në “epokën e serialeve”.