Taylor Swift fiton në padinë për ngacmim – përfiton 1 dollar Foto: Reuters

Taylor Swift fiton në padinë për ngacmim – përfiton 1 dollar

15 gusht 2017 12:15

Përfundon procesi për padinë për dëmshpërblim të këngëtares Taylor Swift, në SHBA ndaj DJ David Mueller në vlerë prej 1 dollarësh.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Rajonale të Denverit, gjykata vendosi se Mueller ka ngacmuar Swiftin në një aktivitet, para një koncerti të muajit qershor të vitit 2013.

Anëtarët e trupit gjykues po ashtu mohuan akuzat e Muellerit se “është përjashtuar nga puna nga nëna e Swiftit”, shkruan AA.

Këngëtarja amerikane Swift në një deklaratë lidhur me vendimin ka shprehur shpresën se fitimi i kësaj padie me një dëmshpërblim simbolik do t’i frymëzojë të gjitha gratë të cilët i nënshtrohen ngacmimit, por nuk mund të reagojnë.

Përveç deklaratave të dëshmitarëve në padi, e vetmja dëshmi ishte një fotografi e përbashkët e Swiftit me Mueller. Në fotografi shihet se dora e Mueller ndodhet prapa këngëtares në pjesën e poshtme të belit të saj.

Mueller, duke pretenduar se për shkak të akuzave të Swiftit është shkatërruar karriera e tij, kishte paditur për dëmshpërblim në vlerë prej 3 milionë dollarësh këngëtaren, por u konsiderua e padrejtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme