Showbiz

Swift fiton rastin gjyqësor kundër DJ që e ngacmoi seksualisht

Këngëtarja Taylor Swift ka fituar gjyqin ndaj një ish-DJ të radios, i cili ishte akuzuar për ngacmim seksual kundër saj.

Në seancën gjyqësore që është mbajtur në Denver, DJ David Mueller kishte paditur yllin dhe ekipin e saj me 3 milionë dollarë dëme, pasi kishte pohuar se humbi vendin e punës me faj të këngëtares.

The Hollywood Reporter ka raportuar se gjykatësi William Martinez ka hedhur poshtë rastin pasi Mueller nuk kishte prova të mjaftueshme kundër Swiftit.

Swift i bëri kundërakuzë Muellerit me arsyen se ai e ngacmoi seksualisht në një takim para koncertit dhe ishte arsyetuar se ngacmimi ishte i qëllimshëm.

Këngëtarja ka kërkuar vetëm 1 dollar dëmshpërblim, por ka thënë se dëshiron të shfrytëzojë rastin që të dalë në përkrahje të grave tjera. Kjo padi ende është duke u shqyrtuar nga gjykata.

Sulmi seksual besohet të ketë ndodhur para një koncerti që ajo e ka mbajtur në Denver të Colorados dhe për këtë Swift thotë se ka dëshmitarë pjesëtarin e sigurisë.