Agon Amiga, single apo në lidhje?

Agon Amiga, single apo në lidhje?

15 shkurt 2017 12:46

Viti 2016 ka qenë një telenovelë në vete për Agon Amigën. Shkrimet në mediat rozë ishin të pafundme për të, sidomos pas ndarjes nga ish-gruaja e tij.

Është në lidhje me..., është ndarë, e i ka prishur raportet me disa prej anëtarëve të grupit Baba Stars, ishin vetëm disa prej titujve për të, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Jeta private e anëtarit të “Babastars” u lakua sërish edhe pas publikimit të këngës së re “Ska faj”. Meqë tekstin e ka shkruar vetë, u tha që historia e kësaj kënge ka të bëjë me jetën e tij private, transmeton Koha.net. Këtë gjë nuk e mohon këngëtari shqiptar, madje tregon nëse është në një lidhje dashurie aktualisht.

Agoni thotë se ky projekt është realizuar para një viti, derisa kishte vendosur që tani ta publikonte. Është projekti i parë që ai i është përkushtuar kaq shumë pasi edhe për videoklipin është marrë detajisht me të.

Sipas tij, kjo është vetëm nismë e projekteve të shumta që ai do të sjellë.

Te vetja dhe projektet solo do të jetë përkushtimi më i madh për këngëtarin.

Agoni edhe njëherë mohon të jenë prishur raportet në mes tij dhe Getit, duke thënë se miqësia e tyre vazhdon të jetë e njëjtë dhe është vetëm largësia ajo që kohë pas kohe i ndanë.

Pas rreth dy muajsh do të lansohet kënga më e re e Agon Amigës, e cila po ashtu do të jetë solo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme