Showbiz

“Thriller” i Jacksonit top albumi i të gjitha kohërave në “R&B/Hip-Hop” në Billboard

Billboard ka publikuar më të rejat nga toplistat e saj.

Albumi “Thriller” i legjendës Michael Jackson është top albumi i të gjitha kohërave në kategorinë “Top R&B/Hip-Hop Albums” më 1983-84.

“Thriller” ishte për 37 javë në krye të kësaj liste të Billboard, transmeton Koha.net.

Kurse në vend të dytë është albumi i vitit 2009 nga Black Eyed Peas “The E.N.D.”, kurse në vend të tretë është përsëri Jackson me “Off the Wall”. Dhe top pesëshen e përmbyllin Whitney Huston me albumin debutues e titulluar sipas saj, si dhe M.C. Hammer me albumin e tij “Please Hammer Don't Hurt 'Em” është në vendin e pestë.