Showbiz

Rita Ora synon të rritë popullaritetin në Amerikë

Rita Ora asnjëherë nuk e ka pasur suksesin në SHBA, të njëjtë me atë në Britani të Madhe, diçka të cilën synon ta ndryshojë, shkruan Theimproper.

Albumi i saj i dytë mund të jetë magjepsës, transmeton Koha.net. Ajo sot ka interpretuar këngën e saj të fundit në emisionin “Good Morning America” në ABC.

Më tutje në këtë shkrim thuhet se, “Ora, 26, i ka të gjitha gjërat e një pop ylli të madh. Ka pamjen, një prapavijë ekzotike, dhe një zë yjor.

Më 2012 ajo kishte publikuar albumin debutues, i cili kishte arritur të bëhej numër 1 në Britani, përkrah dy këngëve “R.I.P.” dhe “How We Do (Party)”, por albumi i saj asnjëherë nuk ishte lansuar në tregun amerikan dhe kishte performanca të dobëta në shtatë tregje të tjera, transmeton Koha.net.

Ajo kishte hyrë me dy këngë në top listën në SHBA, dhe asnjëra prej tyre nuk arriti në top 50.

Por, tani ajo ka filluar të promovojë albumin e saj të ardhshëm. Kurse ajo këndoi dy javë më parë edhe te shou “The Tonight Show With Jimmy Fallon”.

Ora tani po merr vëmendjen e publikut dhe është e pjesë e shout të muzikës në ABC “Boyband”, dhe do të jetë në juri së bashku me ish-anëtarin e Backstreet Boy, Nick Carter, Emma Buntonin e Spice Girls, si dhe producentin Timbaland.

Ajo gjithashtu do të bëjë hapjen e “2017 Teen Choice Awards”, që fillon në fundjavë.

Më poshtë mund ta shikoni performancën e saj te Jimmy Falloni.