Showbiz

JK Rowling, autorja më e paguar në botë

Shkrimtarja e njohur e “Harry Potterit”, JK Rowling, këto 12 muajt e fundit ka fituar 8219 funte për orë ose 136 funte për sekondë. Në total, ajo ka fituar 72.2 milionë funte.

Kjo shumë vjetore “astronomike” e bëri atë autoren më të paguar në listën prestigjioze të të pasurve të cilën e përzgjedh revista e njohur amerikane “Forbes”, raporton RadioTimes.com.

Suksesi i saj i radhës është skenari i “The Cursed Child”, të cilin së pari e ka publikuar në formë libri, ku 680.000 kopjet janë shitur brenda javës së parë në Britani të Madhe. Duke shtuar fitimet nga skenari të cilin e ka shkruar për filmin “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, Rowling radhitet e para në të gjitha listat e botës.

Image

Pas saj, i dyti, është autori i njohur James Patterson, skenaristi i serisë “Women’s Murder Club”, i cili ka arritur të sigurojë të ardhura në shumën prej 66.3 milionë funte, transmeton Koha.net. Pastaj, në radhë janë autorët Jeff Kinney dhe Dan Brown, të cilët kanë fituar 16 milionë funte dhe 15.2 milionë funte.

“Lista jonë e të famshmëve kanë tendencë të kenë një përqindje të konsiderueshme të yjeve botërore”, ka thënë Haylay Cuccinello, themeluesi i “Forbes”. “Por është e jashtëzakonshme fakti se një e treta e autorëve më të paguar në botë janë nga Britania e Madhe. Mendoj se është më e rëndësishme të theksohet se pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në listë përbëhet nga femra”, shtoi ai.

Tre britanikët e kryesojnë top dhjetëshen, me Paula Hawkins, autore e “Girl on the Train”, e cila është radhitur e 8-ta me fitimet prej 9.9 milionë funte, si dhe me EL James, autore e “Fity Shades”, po ashtu e 8-ta me fitimet prej 8.7 milionë funte.