Showbiz

Konfirmohet turneu i Taylor Swiftit, “Midnights Tour”

Descriptive Text

Një postim i fundit në ueb faqen e Taylor Swiftit e ka konfirmuar mbajtjen e turneut “Midnights” në Britani të Madhe.

Adhuruesit të cilët e kanë paraporositur albumin e ri të këngëtares nga dyqanet zyrtare në Britani, do ta pranojnë një kod që ju jep qasje në koncertet e ardhshme të Swiftit, e cila pritet që shumë shpejtë t’i paralajmërojë datat e mbajtjes së tyre zyrtarisht.

Në këtë postim po ashtu u bë e ditur se informacione të mëtejshme do të konfirmohen shumë shpejtë. Ende nuk janë zbuluar datat e koncerteve të turneut, shkruan portali “NME”.

Së fundmi, Swift i ndau me fansat disa hollësi rreth këngës së parë nga albumi i ardhshëm. “Midnights” është albumi i dhjetë i këngëtares i incizuar në studio, dhe pritet të dalë në shitje të premten (21 tetor). Swift tashmë e ka konfirmuar një intervistë për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, e cila transmetohet të hënën (24 tetor).

Përmes rrjeteve sociale, ylli i muzikës pop i ka konfirmuar një mori ngjarjesh të tjera që do të zënë vend gjatë kësaj jave, duke përfshirë publikimin e videoklipit zyrtar të këngës “Anti-Hero” në të njëjtën ditë me publikimin e albumit. Sipas këngëtares, kjo është njëra nga këngët e preferuara që i ka shkruar ndonjëherë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

 

Swift ende nuk ka publikuar fragmente tinguj të muzikës së albumit “Midnights”, por i ka promovuar përmes disa videove që e shpjegojnë historinë prapa secilës këngë. Të mërkurën (12 tetor), Taylor foli hapur rreth këngës “Snow On The Beach”, që është bashkëpunimi i saj i ardhshëm me yllin tjetër të muzikës, Lana Del Rey.

“Kënga flet për rënien në dashuri me dikë, në të njëjtën kohë që ai bie në dashuri me ty”, deklaroi Swift për fansat në rrjetet sociale.

“Midnights” vjen pas lansimit të dy albumeve të vitit 2020, “Folklore” dhe “Evermore”, dhe pritet të shënojë suksese të jashtëzakonshme në toplistat muzikore anembanë botës.