Showbiz

Albumi i ri i Rita Orës është inspiruar nga Taika Waititi

Descriptive Text

Albumi i ardhshëm i pop këngëtares së famshme botërore, Rita Ora, është inspiruar nga partneri i saj, Taika Waititi.

31-vjeçarja me prejardhje kosovare e filloi lidhjen me regjisorin e suksesshëm nga Zelanda e Re në vitin 2021, dhe thuhet se dasma e tyre e fundit e ka inspiruar jashtëzakonisht shumë albumin e tretë të incizuar në studio të këngëtares.

“Rita e ka lënë zemrën dhe shpirtin në këtë album. Pas incizimit të saj të fundit, ajo vendosi të mësojë se si të prodhojë muzikë dhe ka marrë në mënyrë efektive rolin e producentes ekzekutive. Shumica e këngëve janë shkruar nga ajo dhe tregojnë historinë e kalimit nga vajza e ndejave të natës, në një grua të rehatuar me Taikan”, deklaroi një burim i afërt i këngëtares.

Ora, e cila në vitin 2018 e publikoi albumin e fundit, “Phoenix”, shpreson që incizimin e ardhshëm ta lansojë në treg në fillim të 2023-s. Sidoqoftë, ajo vazhdon të punojë rreth këngëve të reja.

Ndërkaq në një intervistë të fundit, pop-këngëtarja e pranoi se ka pasur problem ta përballojë presionin e të qenit në qendër të vëmendjes së publikut, dhe deklaroi se miqtë e saj të afërt dhe familja e kanë ndihmuar t’i tejkalojë momentet kur ndihej e gatshme të heqë dorë nga karriera.

“Doja të hiqja dorë nga karriera. Nuk isha e sigurt nëse ja vlente gjithë ai presion. Sa më e famshme që bëhesha, e kuptoja se njerëzit të admirojnë dhe presin shumë nga ti. Ti shndërrohet në model për të tjerët dhe nganjëherë nuk je e gatshme për diçka të tillë, sepse krejt çka ti ke dëshiruar gjithmonë është që të bësh muzikë. Kurse tani, ndiqesh me miliona njerëz në rrjetet sociale dhe kjo është një ngarkesë e madhe nga ana psikike. Me rëndësi është të qëndrosh vetvetja dhe të mbështetesh tek miqtë të cilët i njeh me vite”, deklaroi Ora për “The Sun”.

Së fundmi, Rita performoi në hapjen e Kampionatit Botëror të Rugbyt në Auckland të Zelandës së Re. Ceremoninë zgjodhi ta hapë me një remix të hiteve të saja më të mëdha muzikore, “Let You Love Me” dhe “Anywhere”.