Ylli i Matrix-it, Keanu Reeves, viziton restorantin e shqiptares

Ylli i Matrix-it, Keanu Reeves, viziton restorantin e shqiptares

15 shkurt 2017 09:29

Aktori amerikan, Keanu Reeves, ka qëndruar të martën në qytezën Bütschwill të Kantonit St. Gallen, Zvicër.

Por, ajo që bëri bujë është se aktori hollivudian, drekoi në restorantin “Shäfli”, që është në pronësi të shqiptares Neta Beçiri.

“Nuk po mund të besoja se Keanu Reeves po qëndronte në restorantin tim”, ka thënë Neta Beçiri, për “20 minutes”, transmeton Koha.net.

Ajo nuk po u besonte syve të saj kur e pa aktorin e famshëm amerikan para saj më 14 shkurt.

“Ai është një prej aktorëve të mi të preferuar, i kam parë të gjithë filmat e tij”, ka thënë biondja shqiptare e cila e njohur atë menjëherë.

Aktori 52 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga dy miq, hyri në restorant dhe kërkoi të pinte diçka.

“Natyrisht”, iu përgjigj Neta replied, e cila nuk rezistoi që ta pyeste nëse ai është Keanu Reeves.

“Ai u përgjigj thjeshtë, “Po, jam unë”. Ishte shumë i sjellshëm”, thotë nëna e re e cila pati rastin që ta kthente në përjetësi këtë moment duke u fotografuar me heroin e “Matrixit”.  

© KOHA

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme