Showbiz

Dua Lipa ka mbajtur 74 koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”

Dua Lipa ka mbajtur gjithsej 74 koncerte në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, i cili është titulluar bazuar në albumin e saj të fundit që ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, përmes një postimi në Facebook ka treguar po ashtu se ajo dhe ekipi i saj do të bëjnë një pushim të shkurtër për të vazhduar me turneun në Amerikën Latine.

“Ka qenë një udhëtim i vrrullshëm, 74 shfaqje në kuadër të turneut #FutureNostalgia!!! Po bëjmë një pushim të vogël përpara se të nisemi për në Amerikën e Jugut në shtator. Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur për të parë shfaqjet tona deri tani. Shpresoj që edhe ju t’i keni shijuar po aq sa ne! Dashuri e madhe për ekipin që bëri të mundur çdo shfaqje”, ka shkruar Dua në Tëitter.

Javën e kaluar Dua ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, gjatë ditëve të mbajtjes së festivalit të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, “Sunny Hill Festival”.

Dua përveç që ka performuar në natën e parë të festivalit që është mbajtur për katër ditë rresht në Gërmi, është pritur edhe nga liderët e Kosovës, presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti.