Showbiz

Express P!nk, sonte në KTV

Descriptive Text

Edicioni i së premtes i emisionit Express si zakonisht sjellë të rejat e fundit nga showbiznesi vendor dhe ndërkombëtar.

Një ndër protagonistët e emisionit të sotëm është një personalitet të njohur shqiptar nga Maqedonia. Ai ka bashkëpunuar me emra të suksesshëm dhe është autor i shumë hiteve shqiptare, gjersa një përvojë të gjatë ka edhe në botën televizive. Është fjala për Avni Qahilin, rrëfimin e të cilit mund ta ndiqni sonte.

- Yllka Kuqi me dy albume gjatë 2017-ës?

- Kida gati, kënga e radhës solo? Këngëtarja poashtu në këtë Express tregon nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjike dhe tregon se çfarë raporte ka me Baby G dhe Arta Memedin!

- Pas “Ring ring”, kënga e radhës e Trimit do të jetë bashkëpunim?

- Skivi rrëfen momentet më të rëndësishme të jetës në rubrikën Troç. Çfarë e ka bërë të qeshë e çfarë të qajë atë?

Këto dhe më shumë do të mund t’i ndiqni në emisionin Express P!nk, në KTV në ora 20:00 dhe në Tv Arta në ora 22:00!