Showbiz

Jamie Foxx dhe Snoop Dogg pjesë e filmit të ri të Netflixit, “Day Shift”

Descriptive Text

Ylli i muzikës dhe kinematografisë, Jamie Foxx, e merr përsipër rolin e protagonistit në filmin e ardhshëm me vampirë, “Day Shift”. Projekti i prodhuar nga Netflixi i takon zhanrit aksion dhe komedi, derisa në të luajnë edhe aktori, Dave Franco dhe reperi i famshëm amerikan, Snoop Dogg.

Të martën u mbajt premiera e këtij filmi në Miami, ku të pranishëm mbi qilim të kuq ishin edhe yjet e tij, raporton portali “Mail Online”.

“Day Shift” e rrëfen historinë e një burri që në shikim të parë duket i zakonshëm, por ai e fsheh punën e tij si gjuetar elitar vampirësh. Jamie Foxx e luan rolin kryesor të babait të zellshëm, i cili thjesht dëshiron t’i sigurojë një jetë të mirë vajzës së tij mendjemprehtë, Paige, e portretizuar në film nga aktorja Zion Broadnax.

Me role në film vijnë edhe aktorët: Natasha Liu Bordizzo, Meagan Good, Karla Souza, Steve Howey, Scott Adkins, Oliver Masucci, C.S. Lee dhe Eric Lange.

“Day Shift” e shënon premierën globale në platformën Netflix, më 12 gusht të këtij viti.