Showbiz

Britania organizon “Eurovisionin” në vend të Ukrainës

Britania e Madhe do të jetë nikoqire e garës evropiane të këngës, “Eurovision” vitin e ardhshëm, njoftoi BBC-ja të hënën.

Organizatorët vendosën që ngjarja të mos mbahet në shtetin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës së nisur nga Rusia më 24 shkurt.

Ukraina fitoi edicionin e fundit të “Eurovisionit” me këngën “Stefania”, performancë e grupit "Kalush Orchestra".

Si rregull, shteti fitues organizon spektaklin në vitin pasues.

Ende nuk dihet se në cilin qytet anglez do të mbahet gara e këngës evropiane.