Showbiz

Majk: “HIGH 4” do të lërë gjurmë më të mëdha

Reperi i labelit “Babastars” Majk, ka deklaruar se kënga “High 4”, e cila pritet të publikohet të shtunën, do të lërë më shumë gjurmë se sa tri këngët paraprake. Emisioni “Express Summer”, do t’iu sjell ekskluzivisht një pjesë të kësaj këngë dhe një pjesë të shkurtër të intervistës së Majkut, dhënë emisionit “Top Koha Music”.


Një ndër labelat më të njohur të rap skenës shqiptare, “BabaStars”, është gati për ta publikuar këngën e tyre “High 4”.

Lajmi se kjo këngë do të publikohet këtë të shtunë, ka vërshuar mediat gjatë ditës së premte. Njëri prej anëtarëve të Babastars, Majk gjatë një interviste dhënë për emisionin “Top Koha Music” të KTV-së, ka theksuar se “High 4”do të lërë gjurmë më shumë se tri këngët paraprake “High”.

Kjo është një pjesë e shkurtët e “High 4”, e cila tashmë po këndohet nëpër koncerte të anëtarëve të “Babastars”.
 

Majk, tutje tregoi se si iu kushton rëndësi të madhe projekteve të tij muzikore, në mënyrë që ato të kenë sukses.

Ai foli edhe për suksesin e ndërtuar në kuadër të “BabaStars”.

Majku, gjatë këtij sezoni të verës do të lansojë edhe një këngë solo dhe një tjetër në bashkëpunim me Gheto Geasyn, ndërsa prapaskenat e performancës së tij, që pati ditë më parë në “Zone Club” në Prishtinë, do të mund t’i ndiqni të dielën nga ora 18:00, në emisionin “Top Koha Music”.