Showbiz

Çunmulaj ngreh flamurin shqiptar në Greqi

Modelja shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj, ka filluar pushimet e saj verore, e ditëve të fundit ka publikuar fotografi të ndryshme nëpër rrjete sociale.

Gjatë këtyre ditëve ajo bashkë me burrin dhe vajzën e saj ka qëndruar me pushime në Mali të Zi, më pas në Kroaci, për t’u kthyer sërish në Mal të Zi e më pas për të vazhduar në Greqi.

Në Greqi ajo po qëndron ende me pushime.

Përmes rrjetit social “Instagram”, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet tek ka ngreh lartë flamurin shqiptar ndërsa ka shkruar “Nuk arrita të shkoj në Shqipëri këtë udhëtim por solla shqiponjën time me vete”.

Image