Showbiz

Festivalet do ta përhapin linë e majmunëve, thotë OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se festivalet dhe ngjarjet e mëdha mund ta përshkallëzojnë përhapjen e lisë së majmunëve, raportoi të martën NME.

Rastet me këtë sëmundje në Britani janë rritur në mbi 300.

Në paralajmërim për përhapjen e sëmundjes në Evropë dhe SHBA, OBSH-ja tha se ngjarjet dhe festivalet mund të përhapin më tej atë. Virusi përhapet nga kontakti shumë i afërt dhe i gjatë me dikë.

“Gjatë muajve në vijim, shumë nga dhjetëra festivalet dhe ndejat e planifikuara paraqesin mundësi të fuqishme për përhapje te të rinjtë”, ka thënë drejtori rajonal, Henri Kluge.

Ai tha se aktualisht ndaj lisë së majmunëve nuk kërkohen masa të njëjta në masë si ato që u paraqitën gjatë përhapjes së COVID-19, sepse virusi nuk përhapet në të njëjtën mënyrë.

Sezoni i festivaleve do të rikthehet i plotë këtë verë pas dy vjetësh anulimesh për shkak të koronavirusit.