Showbiz

Carlos Santana, ”zbuluesi” i rrokut latin, mbush 70 vjeç

Tani që është gati të mbushë 70 vjeç (të enjten në 20 korrik), Carlos Santana vazhdon të demonstrojë forcën e intuitës që e çoi atë në histori: shpikjen e rrokut latin.

Një mënyrë e re të luajturi që bota e zbuloi papritur , pak më shumë se 20 vjeç, ende pa arritur albumi i parë i tij në dyqane, me grupin e tij, firmosi një nga perfomancat në Woodstock.

Carlos ka lindur në Meksikë, luante në klubet e Tijuana, qyteti historik në kufi me Kaliforninë dhe më pas u rrit në San Francisco. Pasi punoi si lavapjatës dhe artist rruge, u vu re nga Fillmore West, klubi legjendar i Bill Graham, njeriu që e çoi në Woodstock.

Nga një i panjohur në yll për 24 orë: ishte 1969 dhe ajo përzierje e rrokut , bluzit, soul dhe ritmeve latine ( asnjëherë e parë deri atëherë në botën e rrokut) ishte një sukses, falë hiteve ende të famshëm “Oyo Como Va”, “Evil ëays”, “Black Magic ëoman”.

Në vitet ’70-të grupi filloi të kishte keqkuptimet e para, mbi të gjitha dëshira e liderit të grupit që donte të eksperimentonte pasionin e tij për xhazin. Takohet me John McLaughlin, me të cilin nxjerr këngën “Love Devotion and Surrender” që i paraprin albumit me Alice Coltrane (e veja e John).

Santana për një periudhë të gjatë i ktheu shpinën suksesit dhe realizoi albume më pranë xhazit sesa rrokut, duke luajtur me idhujt e tij si Herbie Hancock, Ron Carter, ëayne Shorter dhe Tony Williams.

Kur u kthye në rrugën e rrokut, bota kishte ndryshuar dhe një si ai duhet të priste gjatë, duke jetuar edhe një periudhë me albume të paharrueshme dhe turne të nivelit të mesëm, para se t’i kthehej suksesit.

Suksesi i tij erdhi në 1999 falë idesë së manjatit të industrisë së disqeve, Clive Davis, i njëjti që 30 vite më parë e bëri të firmosë kontratën e parë. Ishte ideja e Davies që të bënte një album me yje të ftuar si Eric Clapton, Lauryn Hill, Wyclef Jean, Dave Matthews, Mana’, etj.

Albumi titullohej “Supernatural” dhe përmban dy hite, numri një në klasifikimet e Billboard: “Smooth”, një këngë e shkruar dhe kënduar me Rob Thomas të Matchbox Twenty dhe “Maria Maria”, këngë që i dha emrin një zinxhiri restorantesh meksikane.

Në atë vit albumi ka shitur 15 milionë kopje vetëm në SHBA, ka fituar tetë çmime Grammy si dhe tre Latin Grammy dhe është suksesi më i madh tregtar i karrierës së Santanës që më shumë se 50 vjeç, u rikthye në qendër të skenës, duke shijuar një periudhë të nivelit të lartë duke bërë pjesë edhe në një projekt me Herbie Hancock, shumë bashkëpunime, mes të cilave me Michael Jackson dhe Eros Ramazzotti, imenjimin me shoqatën e bamirësisë “Milagro” (e themeluar prej tij) si dhe martesën me Cindy Blackman, bateristen e mrekulleshme të xhazit,me të cilën që prej 2010 në Las Vegas.