Showbiz

Amber Heard pret vendimin e gjykatës për t’u arratisur më pas në shtëpinë milionëshe në shkretëtirë

Aktorja 36-vjeçare, Amber Heard, do të transferohet në një shtëpi që kap vlerën prej 1 milion dollarësh në Joshua Tree të Kalifornisë pas vendimit të cilin po e pret lidhur me rastin e Johnny Deppit me të cilin po përballet tash e disa kohë në Gjykatë.

Heard do të arratiset në shkretëtirë pasi të përfundojë gjyqi i saj gjashtë-javor me ish-bashkëshortin, Johnny Depp, raportoi të dielën "The Mirror".

Aktorja do të transferohet me vajzën njëvjeçare Oonagh, në një pronë familjare e përbërë prej tri dhomave të gjumit.

Të premten ka pasur argumente mbyllëse në gjyqin e ashpër për shpifje midis dy yjeve.

Johny Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për pretendimin e saj nëpërmjet një op-edi të shkruar lidhur me dhunën në familje, për çka ka kërkuar dëmshpërblim prej 38 milionë funtesh, ndërsa Heard ka ngritur kundërpadi prej 78 milionë funtesh.

Juria në Virxhinia pritet të japë një vendim javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Heard ka deklaruar se po ndihet e poshtëruar dhe se është përballur me qindra kërcënime të përditshme me vdekje për shkak të gjyqit me Deppin.

Të dy yjet akuzojnë tjetrin për ushtrim dhune dhe kanë thirrur dëshmitarët për të dëshmuar.