Showbiz

Ed Sheeran ndihmon 7 vjeçen të gjejë dhurues për sëmundjen e saj

Descriptive Text

Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran, përmes Instagramit ka marrë iniciativë për ta ndihmuar një vajzë 7 vjeçare që të gjejë një dhurues për sëmundjen e saj.

Ajo ka nevojë për qelizën amë të gjakut, qelizë e cila mundëson prodhimin e shumë qelizave tjera të ngjashme, ose më saktësisht ajo ka nevojë për palcën e eshtrave, transmeton Koha.net.

Sheeran mbetet aktiv në Instagram – dhe ai ka përdorur këtë rrjet social në përpjekje për të ndihmuar Jasmi Hillin, 7 vjeçe, e cila ka nevojë për palcën e eshtrave.

“7 vjeçarja Jasmi urgjentisht ka nevojë për një dhurues të qelizës amë të gjakut”, ka shkruar E Sheeran. “Është një kërkesë mbarëbotërore dhe ju bëjmë thirrje që të regjistroheni. Është falas! Është e lehtë! Mund të shpëtoni një jetë”, ishte mbishkrimi i këngëtarit.

Për të ndihmuar, përdorni hashtagun #JoinForJasmi ose vizitioni DKMS – uebfaqen e cila ndihmon dhuruesit për ata që kanë nevojë.

 

#JoinForJasmi #childhoodcancer #nhs pls do a pic & share for urgent worldwidsearch www.DKMS.org.uk

A post shared by Jez Al (@jezandalice) on

 

#JoinForJasmi please Share and register

A post shared by Jez Al (@jezandalice) on