Express Summer, sot në KTV

Express Summer, sot në KTV

17 korrik 2017 15:07

Emisioni “Express Summer” në KTV vjen edhe sonte me materiale të shumta nga showbizi vendor e ndërkombëtar, krahas muzikës së përzgjedhur.

Pos tjerash, sonte në “Express Summer” mund të ndiqni atmosferën që ka mbretëruar në festivalin e muzikës elektronike “Into the Park”, premierën e filmit “Calling Kosova” e shumëçka tjetër.

Pas shumë vjetësh në skenën muzikore shqiptare, Jehona Lumi ka publikuar videoklipin e parë në karrierën e saj. Pse priti kaq gjatë dhe a do të jetë më aktive me këngë e klipe personale tash e tutje?

Për herë të parë në rolin e protagonistes së serialit britanik “Doctor Who” vjen një aktore femër. Kush është ajo?

Blake Lively në rolin e spiunes në filmin e radhës me agjentin sekret James Bond?

Kesha ka gati albumin e ri.

Këto dhe më shumë, sonte në ora 18:00 në KTV dhe në ora 20:00 në TV Arta!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme