Showbiz

Beatrix Ramosaj reagon me mesazh emocionues ndaj bullizmit online

Descriptive Text

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për pjesëmarrjen në spektaklin “Big Brother VIP” dhe lidhjen e dështuar me konkurrentin tjetër, Donald Veshaj, ka vendosur ta thyej heshtjen dhe t’i drejtohet publikut rreth ngacmimeve dhe ofendimeve që vazhdon t’i marrë tash e sa muaj në mediat sociale.

E emocionuar, me zërin që i dridhej dhe lot në sy, bukuroshja 27-vjeçare e postoi një video në Instagram përmes së cilës deklaroi: “Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare, daljet e mia kanë qenë shumë të limituara, asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, nuk jam përfshirë në debate online, nuk kam dhënë shumë intervista, tre muajt e fundit është abuzuar pafund me emrin tim, jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, gjithë njerëzit që më kanë mbështetë. Unë kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do ta përballoja këtë presion, por e shoh që nuk po mbaron për mua. Nuk do të doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizohen apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetari dhe të ndërgjegjësohem për gjërat që shkruajmë. Kam heshtur shumë por nuk do heshtë më, dua të jem shembull i mirë për vajzat dhe gratë t’i tregoi që duhet t’i dalim zot vetës dhe të mos ta ulim kokën dhe të pranojmë dhunën përfshirë edhe atë online. Thënë kjo, nga sot e tutje çdo portal që do të mundohet të më prish imazhin dhe çdo individë që do ofendoj dhe kërcënoj, do të përballet me pasoja ligjore”.

 

 

Në fund, Ramosaj nuk ngurroi t’i falënderojë të gjithë personat që e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta bëjë këtë edhe sot, si dhe bëri thirrje që ta duam më shumë njëri-tjetrin sepse vetëm një jetë kemi.

Këngëtarja mori komente të shumta përkrahëse nga publiku, fansat por edhe miqtë dhe kolegët e saj të famshëm, të tillë si: Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Filloreta Raçi, Ronela Hajati, Olta Gixhari, Argjentina Ramosaj, Xhesika Berberi dhe të tjerë.

Beatrix Ramosaj para 2 javësh e lansoi videoprojektin e fundit muzikor me titull “Më shumë se ti”, për të cilin shumë njerëz spekuluan se ishte dedikim ndaj ish të dashurit, Donald Veshaj.