Të mos dalësh nëpër intervista sikur është bërë trend viteve të fundit.
Një gjë të tillë janë duke e praktikuar një numër i madh i personazheve publike, e sidomos këngëtarët të cilët janë edhe më aktivë me prodhime të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElvana Gjata, Dafina Zeqiri, Capital T, Flori Mumajesi e Getoar Selimi janë vetëm disa prej tyre që prej kohësh nuk kanë pasur paraqitje nëpër emisione televizive.
Gazetarja Behare Bajraktari, e cila ka përvoja të shumta për shkak të punës së saj në radio, është e mendimit se janë disa elemente që po ndikojnë në këtë gjë.
Bajraktari ua hedh një faj për këtë vet mediave tradicionale.
Kur jemi te mediat tradicionale në Kosovë, gazetarja thotë se duhet investuar më shumë në emisionet të cilat i dedikohen estradës.
një pjesë të caktuar duket se një arsye tjetër që nuk paraqiten nëpër emisione është edhe fakti se janë të interesuar më shumë për tregun ndërkombëtar, por nëse ky anashkalim është gjëja e duhur që po bëjnë, do ta kuptojnë më vonë.