Showbiz

Capital T premton hite për këtë verë

Pasi kënga “Hatixhe” u shndërrua në hit veror, reperi i njohur kosovar, Capital T, thotë se do të vazhdojë të sjellë këngë të reja të cilat pret të bëhen hite.

Ai në Instagram ka postuar tri fotografi përmes së cilave ka thënë se do të sjellë këngë të reja në “dimension tjetër”.

“Hite të reja së shpejti. Jam duke fluturuar, nuk po e shoh askënd këtu lartë, ku jeni? #tjetërdimension #nivelet”, ka shkruar ai.

“Hatixhe”, kënga e fundit e Capital T, u publikua dy javë më parë dhe deri tani ka grumbulluar rreth 6.7 milionë klikime.