Showbiz

Ermali dhe Kaos bashkë në projektin e ri

Ermal Fejzullahu dhe grupi i njohur Kaos kanë bashkuar forcat për një projekt të ri.

Lajmin e ka bërë publik anëtari i Kaos, Lumi B, që në rrjetin social Instagram ka treguar se kanë nisur xhirimet e klipit të ri.

Kënga e fundit e Lumit është “Simpatia” në bashkëpunim me Dhurata Dorën, ndërsa e Ermalit “Pa mu” e publikuar para gjashtë muajsh.