Showbiz

Kim Kardashian dhe Julia Fox me stil të njëjtë

Kanye West duket se e pëlqen tipin e ngjashëm të gruas.

Dihet publikisht se reperi dhe ikona e modës ia kishte ndërruar komplet gardërobën ish-bashkëshortes, Kim Kardashian, kur çifti e filloi lidhjen në vitin 2012, duke ia larguar fustanet elegante dhe çantat e mëdha të markave të njohura për t’i hapur rrugë veshjeve më të hijshme dhe monokromatike, që ende ia përcaktojnë dukjen edhe sot e kësaj dite.

Dhe tani që West e ka filluar lidhjen e re romantike me aktoren, Julia Fox, duket se edhe kjo e fundit po e merr trajtimin e njëjtë nga reperi dhe po e ndryshon stilin e saj të modës.

“Kanye po bën me Julian atë që i bëri Kimit. Ai po e kontrollon atë që ajo vesh, duke u siguruar që e dashura e tij e re të shfaqet si imazhi që ai ka në mendje”, citohet të ketë thënë një burim i familjes Kardashian për gazetën “The Sun”.

Por në fakt, 44-vjeçarit Ye mund të mos i duhet të punojë shumë për ta shndërruar Foxin në gruan e ëndrrave të tij. 31-vjeçarja e cila në të kaluarën ishte deklaruar një adhuruese e madhe e familjes Kardashian, duket se me vite të tëra është inspiruar nga stili i themelueses miliardere të markës “Skims”. Madje, Julia dhe Kim, në disa raste janë shfaqur në publik të veshura me të njëjtën rroba.

Këto janë disa momente që vërtetojnë se ndërsa çifti i ri i showbizit po konsiderohen “shpirtra binjak”, Julia dhe Kimi në fakt janë binjake në stil.

{gallery}