Showbiz

Dafina Kastrati promovon albumin dhe zgjedh në mes të Capital T, Butrint Imerit dhe Ledri Vulës

Descriptive Text

Pjesë e programeve festive të Kohavisionit ishte edhe “Top Fashionista”. Bashkimi i dy emisioneve “Top Koha Music” dhe “Fashionista” bëri që shikuesit të argëtohen me muzikë dhe me modë.

Pjesë e këtij emisioni festiv ishte e ftuar edhe këngëtarja Dafina Kastrati. Ajo për herë të parë promovoi albumin e saj “Nice girl for life” dhe performoi disa nga këngët që janë pjesë e tij.

E pyetur se me cilin nga këngëtarët shqiptarë do të bashkëpunonte ajo përmendi disa emra si: Ledri Vula, Capital T, Butrint Imeri dhe Don Xhoni.

Kastrati është e lumtur për arritjet e saj dhe pret që albumi të dëgjohet ndërkombëtarisht.