Showbiz

Caktohet data e lansimit të dokumentarit “Janet”

Descriptive Text

Është bërë publike data e lansimit të dokumentari të ardhshëm me titull, “Janet”, i cili flet për jetën dhe karrierën e këngëtares amerikane Janet Jakcson.

Projekti i cili u paralajmërua për fansat në fillim të vitit të kaluar, do ta shënojë premierën më 28 janar në kanalin “Lifetime” dhe njëkohësisht përkon me 40-vjetorin e lansimit të albumit debutues të yllit të njohur të muzikës.

“Kjo është historia ime e rrëfyer nga unë. Jo nga pikëpamja e dikujt tjetër. Kjo është e vërteta, e ju mund ta pranoni atë ajo jo. Kjo kam unë”, ka deklaruar Jackson rreth filmit të saj dokumentar.

Në shtator të vitit 2021 u lansuan pamjet e para të filmit ku shfaqeshin yjet, Missy Elliott, Mariah Carey dhe Paula Abdul, duke diskutuar për ndikimin që Janet Jacksoni e kanë pasur në karrierën e tyre.

Sipas realizatorëve të projektit “Janet”, ai ka më shumë se pesë vjet që është në realizim e sipër. Dokumentari vjen me regji të Ben Hirschit, derisa Janet Jackson dhe Randy Jackson shërbejnë si producent ekzekutiv të tij.

Duke u mbështetur në pamjet arkivore, dokumentari do të eksplorojë gjithashtu momente të rëndësishme gjatë jetës dhe karrierës së Janetit, duke përfshirë vdekjen e vëllait të saj, Michael Jackson, në vitin 2009.

Në anën tjetër, një dokumentar i veçantë për incidentin famëkeq të Janet Jacksonit në finalen e futbollit amerikan “Super Bowl” të vitit 2004, kur Justin Timberlake e ekspozoi gjoksin e saj gjatë performancës së tyre në këtë shou, u publikua në fund të vitit të kaluar.

Projekti në fjalë e mban titullin “Malfunction: The Dressing Down Of Janet Jackson”.