Showbiz

Bella Hadid publikon fotot e vajzës së Gigit

Bella Hadid ka shpërndarë një mori fotografish me mbesën e saj Khai dhe motrën Gigi Hadid, në llogarinë e saj në Instagram, për të shënuar ditëlindjen e parë të Khait.

Në njërën prej fotografive, Khai shihet duke qëndruar në këmbë, që nënkupton se ajo tashmë ka fillur të ecën.

“Urime ditëlindjen për dhuratën më të mirë me të cilën familja jonë ka qenë ndonjëherë e bekuar...Nuk e dija se zemra mund të më rritej kaq shumë. Ti më bën të qesh kur jam keq dhe më bën të qaj nga lumturia, vetëm duke qenë gjallë. Mezi pres të të shoh të rritesh, qenia më perfekte. Gigi e Zayn faleminderit për shoqen time më të mirë”, ka shkruar Hadid.

Khai është vajza e vetme e ish-çiftit Gigi Hadid – Zayn Malik. Ata janë ndarë këtë vit, për shkak të disa problemeve që Zayn ka pasur me nënën e Gigit, Yolanda.

Image
Khai, vajza e Gigi Hadid