Showbiz

VIP-at e “Big Brother” e dërgojnë buxhetin për jetimët në Kosovë

Banorët e Big Brother Vip Albania, kanë bërë një gjest human ditën e sotme. Ata pasi kaluan sfidën e javës, buxhetin e përfituar e kanë vendosur ta dërgojnë për jetimët në Kosovë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Arjola, një nga konkurrentet, ndërsa është mbështetur nga gjithë banorët.

Një gjest i tillë nga ta ka marrë komente të shumta pozitive duke vlerësuar gjestin e banorëve që tash e sa kohë po qëndrojnë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, për ta fituar një shumë në fund të 100 ditëve.