Showbiz

Adriana Matoshi shfaqet në rrjete sociale për herë të parë pas operimit

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është shfaqur për herë të parë në rrjete sociale pas operacionit që iu nënshtrua në kokë për të hequr tumorin.

Matoshi ka postuar një fotografi nga shtrati në shtëpinë e saj, ku është duke vazhduar trajtimin mjekësor.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e saj, duke thënë se u është mirënjohëse.

“Faleminderit që po me shkruani e po me thirrni me më pyet për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur, duke pushuar, shumë pak në telefon edhe është e pamundur me i hap krejt mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit iu jam mirënjohës e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”, ka shkruar aktorja në rrjetin social Instagram.

Image