Showbiz

Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen festojnë 20-vjetorin e lidhjes

Foto: AP/Associated Press

Ylli australian, Isla Fisher, i ka dedikuar fjalë të ëmbla dhe emocionuese bashkëshortit të saj, Sacha Baron Cohen, në përvjetorin e 20-të të lidhjes romantike.

Aktorët Fisher dhe Cohen shquhen për lidhjen e tyre të bukur dhe të gjatë të dashurisë, dhe në kohën më të madhe qëndrojnë larg vëmendjes së publikut dhe mediave.

Sot, ata po e festojnë 20 vjet lidhje dhe me këtë rast, çifti i njohur i showbizit ka vendosur që ta shënojë këtë datë me postimin e disa fotografive në rrjetet sociale.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Isla Fisher (@islafisher)

 

Sacha dhe Isla u takuan në një ndejë në Sydney në vitin 2002, ndërsa tetë vjet më vonë e kurorëzuan lidhjen me martesë. Ata janë prindër të tre fëmijëve, Olive, Elula dhe Montgomery, dhe që të dy e gëzojnë një karrierë të suksesshme kinematografike.

Në maj të vitit të kaluar në një intervistë për revistën “Marie Cailre, aktorja Fisher tha se për të takimi me Cohenin ishte sikur ta fitonte lotarinë. Tutje ajo deklaroi se lidhja e tyre ishte ndërtuar mbi sensin e ngjashëm të humorit dhe dëshirës për ta ruajtur martesën.

Ylli i filmit “Confessions of a Shopaholic” e cila në fillimet e karrierës u zhvendos në Amerikë, gjithashtu e pranoi se jeta familjare në Los Angeles nuk ishte fare e lehtë. Asaj i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të argëtohet me fëmijët, dhe jo t’i ndjekë ndejat e shumta të organizuara nga yjet e Hollywoodit.

Projekti i fundit i Islas është filmi i animuar “Back to the Outback”, i cili u lansua nëpër kinematë australiane më 2 dhjetor, ndërsa fillon së transmetuari në platformën Netflix nga 10 dhjetori i këtij viti.