Showbiz

Baldwini për vrasjen e Hutchinsit: Dikush ka futur plumb të vërtetë në armë

Alec Baldwin ka thënë se ai "nuk e tërhoqi këmbëzën" në armën që vrau Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”.

Në intervistën e tij të parë që kur ka ndodhur ngjarja tragjike, dhënë për ABC News, Baldwin, 63 vjeç, ka thënë se ai "nuk e kishte idenë" se si një plumb hyri në një armë që kishte për qëllim të ishte një mbështetje në xhirimet e filmit Western.

“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në një armë. Një plumb që as që supozohej të ishte në armë. Edhe tani, e kam të vështirë të besoj se ka ndodhur kjo. Nuk më duket e vërtetë”, ka thënë aktori dhe producenti i famshëm.

Duke qarë, Baldwini e ka kujtuar Hutchinsin si dikush që ishte e dashur dhe e admiruar nga të gjithë.

Në intervistën, e cila do të transmetohet të enjten, Baldwin do të përgjigjet edhe pse po flet tani, si beson që ndodhën të shtënat, si u pajtua me aksidentin fatal dhe si u përgjigjet aktorëve si George Clooney, të cilët thonë se gjithmonë kontrollojnë armët para xhirimeve.

Kjo është intervista e parë e Baldwinit që kur ai qëlloi me armë duke lënë të vdekur kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza, gjatë setit të xhirimeve të filmit “Rust”, më 21 tetor të këtij viti.