Showbiz

Kim Kardashian West do ta pranojë çmimin “Ikonë e modës”

Foto: AP/Associated Press

Ylli televiziv, Kim Kardashian West, do të nderohet me çmimin “Ikonë e modës” në ceremoninë, “People’s Choice Awards”.

Bukuroshja 41-vjeçare do ta pranojë këtë trofe në edicionin e ardhshëm të këaj ngjarjeje, që mbahet më 7 dhjetor në Santa Monica.

Një prej organizatoreve të ceremonisë, Jen Neal, në një prononcim për media deklaroi: “Për gati dy dekada, stili i Kim Kardashian Westit ka evoluar jashtëzakonisht shumë duke krijuar trendë të modës në nivel global, dhe duke e shndërruar atë në një person të rëndësishëm dhe me ndikim të madh në industrinë e modës. Për faktin se ka qenë një frymëzim kulturor, person që ka lënë gjurmë dhe shumë më tepër se kaq, ne mezi po presim që këtë vit ta nderojmë Kimin me çmimin e ikonës së modës”.

Kim Kardashian mund të shquhet si yll i shout real “Keeping Up With The Kardashians” dhe për lidhjet romantike me fytyra publike, por ajo gjithashtu duhet vlerësuar si një afariste e suksesshme e cila i ka krijuar disa brende të njohura anembanë botës, përfshirë këtu kompaninë e produkteve të bukurisë, “KKW Beauty” dhe “KKW Fragrance”.

Në vitin 2019 ajo e krijoi kompaninë “SKIMS” e cila prodhon veshje të brendshme për gra. Falë gjithë këtyre bizneseve, Kim ka arritur ta krijojë një pasuri prej më shumë se 1 miliard dollarësh.