Showbiz

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në ceremoninë “Fashion Awards”

Foto: AP/Associated Press

Ajo është gjithmonë e gatshme për qilim të kuq.

Të hënën mbrëma, Dua Lipa, u shfaq plot elegancë dhe glamur në tapetin e kuq të shtruar me rastin e ceremonisë, “Fashion Awards”, e cila zuri vend sallën “Royal Albert Hall” në Londër.

Ylli i hitit “Levitating” dukej mahnitëse me një fustan të gjatë të zi të markës, “Maximilian”, veshje kjo dukshëm më e thjeshtë se stili i zakonshëm i këngëtares nëpër ceremoni shpërblyese.

Por, dukja e Lipës në këtë mbrëmje bëri që shumë media dhe portale të modës, ta vlerësojnë atë pikërisht për thjeshtësinë dhe elegancën që e solli mbi qilim të kuq, duke e vërtetuar se nganjëherë thjeshtësia në veshje, aksesorë dhe grim, e shfaq edhe më mirë bukurinë natyrale të gruas.

Ceremonia “Fashion Awards” u prezantua nga aktori Billy Porter, dhe synon t’i nderojë disenjatorët më kreativ dhe inovativ nga Britania e Madhe dhe mbarë bota. Kjo ngjarje u themelua në vitin 1989 me qëllim të vlerësimit të personave që kanë bërë kontribute mbresëlënëse në industrinë e modës.

Gjatë mbrëmjes u kujtua edhe disenjatori tashmë i ndjerë, Virgil Abloh, i cili bëri histori si burri i parë me ngjyrë i emëruar drejtor artistik i shtëpisë së modës, “Louis Vuitton”, dhe i cili vdiq të dielën në moshën 41-vjeçare pas betejës së gjatë me kancerin.

Në mesin e yjeve tjerë të pranishëm në ceremoninë e së hënës ishin edhe: Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, James McAvoy, Adriana Lima, Charli XCX, Winnie Harlow, Lily Allen, Kate Beckinsale, Ana de Armas, Demi Moore dhe të tjerë.

{gallery}