Showbiz

BimBimma i lumtur e i mërzitur që ka prekur fansat me këngën më të re

Reperi i njohur BimBimma thotë se ndjehet i lumtur, por edhe i mërzitur që kënga e tij e fundit ka prekur njerëzit që kanë dëgjuar këngën.

“7 prill” mban titullin kënga e fundit e reperit e publikuar javën e shkuar i dedikohet babait të ndjerë të reperit.

“Edhe po ndihem mirë edhe keq që kam prekur dëgjuesit, sepse më vjen mirë që kam prek emocionet e tyre, por keq që edhe ata kanë raste të tilla”, ka thënë ai.

Reperi i njohur thotë se ka prekur dëgjuesit e tij sepse përmes këngës ka ofruar emocion.

“Skena e hiphopit është e vdekur dhe normalisht që janë prek. Në skenën e hiphopit mungon veç emocioni - nuk japim emocion”, ka deklaruar ai në Express të KTV-së.