Showbiz

Morena Taraku i del në mbrojtje Fifit

Morena Taraku ditën e sotme, ka gjetur kohë për të komentuar ngjarjet e fundit që po ndodhin në Big Brother VIP.

Madje ajo i ka dalë në mbrojtje Fitit përmes një statusi në rrjetet sociale.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Dita brenda është e gjatë, vetëm ata që e kemi provuar të jemi pjesë e një reality shou e dimë, sepse 24 orë brenda janë si 20 ditë jashtë e edhe më të vështirë e bëjnë kamerat dhe njerëzit që nuk njohim aty dhe secili mundohet të nxjerr në pah diçka të bukur nga vetja e nuk mendon se sa e lëndon tjetrin. Ti je Fifi që shpërthen në të qara e në të qeshura sepse brenda teje nuk ka filtra se ti jeton brenda botës tënde”.