Showbiz

Britney Spears po mendon ta ketë edhe një fëmijë

Ylli i njohur i muzikës pop, Britney Spears, po mendon të mbetet sërish shtatzënë.

39-vjeçarja e cila tashmë i ka dy djem, Sean dhe Jayden, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur lajmin se është duke e konsideruar mundësinë që ta ketë edhe një fëmijë.

Krahas një fotografie të postuar në Instagram nga Britney, ku shihen këmbët e një foshnjeje të vogël, këngëtarja kishte shkruar: “Po mendoj ta kem edhe një fëmijë!!! Pyes veten nëse fëmija në këtë foto është vajzë... duket sikur qëndron në maje të gishtave duke u munduar të mbërrijë diçka”.

Këngëtarja e famshme amerikane e bëri këtë deklaratë, pak kohë pasi gjykata i dha fund kujdestarisë ligjore ndaj saj e cila zgjati për 13 vjet.

Dhe ylli i hitit “Toxic” që u bë e famshme anembanë botës gjatë viteve ’90, kur ishte ende tinejxherë, në të kaluarën ka treguar se dëshiron shumë që të martohet dhe të bëhet sërish nënë.

Britney nuk i ka kontrolluar shumë vendime financiare apo ato të karrierës që prej vitit 2008, për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë ligjore e cila ia kishte mundësuar babait të saj, James Spears, që t’i marrë të gjitha vendimet rreth jetës personale dhe profesionale të këngëtares.

Kujdestaria e tillë ligjore zbatohet zakonisht te individët të cilët nuk janë të aftë të marrin vendime vetë, siç janë rastet te të prekurit me demencie apo me sëmundje të tjera mendore.