Showbiz

Will Smith e kishte menduar vetëvrasjen

Descriptive Text

Ylli i kinematografisë, Will Smith, e ka zbuluar se në një moment të jetës, ai kishte menduar të vetëvritej.

Aktori dhe reperi i njohur i cili muajin e ardhshëm do ta lansojë shoun, “Will Smith: The Best Shape Of My Life” në YouTube, në trailerin e këtij projekti dëgjohet duke thënë se në të kaluarën kishte pasur aq shumë probleme me shëndetin mendor, sa në një moment të caktuar kishte menduar t’i jap fund jetës.

Në videon e cila e promovon shoun i cili e dokumenton rrugëtimin e Smithit për t’i humbur 10 kilogramë për 20 javë, aktori dhe muzikanti i njohur amerikan shihet duke diskutuar tema të ndjeshme me familjen e tij.

“Kur e fillova këtë emision, mendova se po kthehesha në formën më të mirë fizike të jetës sime. Por, nga ana mendore isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjerë të fshehta për veten. Kjo ishte hera e vetme në jetë që e kam konsideruar vetëvrasjen”, dëgjohet duke thënë aktori i pushtuar nga emocionet.

Vajza e tij, Willow Smith, në këtë moment të videos shihet e stresuar nga deklarata e babait.

Emisioni e dokumenton rrugëtimin frymëzues por edhe të vështirë të aktorit, drejt një shëndeti më të mirë. Në muajin maj, ylli i filmit “Hancock” e postoi një mesazh në Instagram ku shkroi se, e dashuron trupin i cili e ka mbajtur gjallë gjatë pandemisë dhe ditëve të shumta duke ngrënë pa kontroll si pasojë e stresit dhe mërzisë, por tani është koha e duhur për t’u kthyer në formë fizike.

Besohet se shou i ri do të fokusohet edhe në shëndetin e tij mendor, përveç atij fizik.

Projekti “Will Smith: The Best Shape Of My Life” do ta shënojë premierën më 8 nëntor, në kanalin e aktorit në YouTube.