Showbiz

“Ambulance”, një film i mbushur me aksion dhe adrenalinë

Aktori Jake Gyllenhaal vjen me skena të rrezikshme të përndjekjes me autoambulancë teksa qëllon me armë zjarri në drejtim të një helikopteri të policisë, në trailerin e parë të mbushur me adrenalinë dhe aksion të filmit “Ambulance”.

I bazuar në filmin danez të vitit 2005 me të njëjtin titull, projekti i studios “Universal” në rolet kryesore i sjell aktorët, Jake Gyllenhaal dhe Yahya Abdul-Mateen. Ky i fundit e portretizon një ushtarë veteran i cili kërkon ndihmë nga miku i tij, për t’i siguruar 231 mijë dollarë të cilat i nevojiten për ta paguar operacionin e gruas së tij. Zgjidhja e personazhit të Gyllenhaalit, është vjedhja e 32 milionë dollarëve në një bankë. Ata e vjedhin një autoambulancë të cilën e shfrytëzojnë për të ikur nga policia, pasi plani i tyre për vjedhje të qetë dështon dhe situata komplikohet.

Traileri i shfaq dy shokët duke provuar të shpëtojnë nga ekipi i njësisë speciale “SWAT”, veturat e shumta të policisë dhe helikopterët e Departamentit të Policisë në Los Angeles.

Me një ngjarje e cila zë vend në Los Angeles, filmi i zhanrit triler dhe aksion vjen me regji të, Michael Bay, dhe krahas Gyllenhaalit luajnë edhe aktorët Eiza González, Garret Dillahunt dhe Devan Long.

“Ambulance” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 18 shkurti i vitit të ardhshëm.