Showbiz

Alec Baldwini ndihet i shkatërruar, planifikon t’i anulojë të gjitha projektet

Descriptive Text

Alec Baldwini është duke anuluar të gjitha projektet, pas aksidentit fatal gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, ku për pasojë mbeti e vrarë drejtorja e fotografisë, Halyna Hutchins ndërkaq i plagosur, regjisori Joel Souza.

Një burim i ka thënë revistës “People” 63 vjeç se Baldwin është duke menduar që të pushojë për një kohë dhe të koncentrohet në veten e tij.

“Ajo që i ndodhi ishte shkatërruese për të. Në këtë mënyrë ai i kalon kohërat e vështira. Sa herë që ndodh diçka e keqe, ai largohet nga syri i publikut”, ka thënë burimi.

Sipas tij, Baldwini për orë të tëra ka qenë i humbur pasi me armën që kishe shkrepur gjatë xhirimeve, kishte lënë të vdekur Hutchinsin, ndërkaq të plagosur Souzan.

“Çdo kush e di që ky ishte një aksident, mirëpo ai është i shkatërruar”, ka thënë burimi.

Incidenti ka ndodhur në New Mexico të enjten mbrëma, rreth orës lokale 1:50.