Showbiz

Grupi “BLACKPINK” nuk do të pranojë më dhurata nga fansat

Foto: AP/Associated Press

Yjet e muzikës K-pop “BLACKPINK”, e kanë paralajmëruar publikun se më nuk do të pranojnë dhurata nga fansat e tyre.

Më 12 tetor, studioja incizuese me të cilën bashkëpunon grupi i përbërë nga katër vajza, “YG Entertainment”, e postoi një komunikatë për media në uebfaqen e tyre zyrtare, përmes së cilës e bëri të ditur lajmin se anëtaret e “BLACKPINK” pas një shqyrtimi të kujdesshëm, kanë vendosur të bëjë rregulla të reja sa i takon pranimit të dhuratave nga fansat.

“Me respektin më të madh ato kanë vendosur të mos pranojnë më dhurata nga adhuruesit, të cilat i dërgojnë me postë për ta shënuar ndonjë rast të veçantë për grupin, apo edhe për ta shprehur admirimin ose përkrahjen e tyre. Rose, Lisa, Jisoo dhe Jennie, u janë mirënjohëse nëse këto dhurata të cilat kanë për qëllim ta shprehin dashurinë tuaj ndaj tyre, i dhuroni në vende ku janë më të nevojshme”.

 

 

Studioja muzikore po ashtu ka zbuluar që sipas rregullave të reja, të gjitha dhuratat që vijnë me postë apo lihen në zyrat e kompanisë “YG Entertainment” në Seoul, do të rikthehen ose hidhen në mbeturina.

Sidoqoftë, ata kanë potencuar se letrat e shkruara nga fansat të cilat vijnë nga shtete të ndryshme të botës, janë ende të pranueshme nga anëtaret e grupit të suksesshëm nga Korea Jugore.

Në lajme tjera, “BLACKPINK”, pritet që shumë shpejtë ta shënojë një paraqitje në emisionin special të platformës YouTube, “Dear Earth”, ku do të marrin pjesë krahas yjeve të njohur të muzikës, si Billie Eilish, Jaden Smith, Tinashe dhe të tjerë.

Emisioni e shënon premierën më 23 tetor dhe do të karakterizohet me fjalime serioze dhe inspiruese e performanca muzikore.