Showbiz

Lidhja me Megan Foxin nuk është e përkryer, tha Machine Gun Kelly për “GQ Style”

Foto: AP/Associated Press

Lidhja e dashurisë së çiftit, Machine Gun Kelly dhe Megan Fox, është një përrallë e errët.

Këngëtari dhe aktorja të cilët i takuan në sheshin e xhirimeve të filmit, “Midnight in the Switchgrass”, janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin por muzikanti 31-vjeçar, Machine Gun Kelly, insiston se raporti mes tyre nuk është i përkryer dhe si çift shpesh përballen me sfida dhe probleme.

“Një lidhje duhet të jetë e lehtë por gjithashtu ne dimë ta dërgojmë në ferr njëri-tjetrin. Raporti ynë përmban ekstazë dhe agoni në të njëjtën kohë. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se gjërat mes neve janë të përkryera. Dhe nuk e kam thënë pa arsye që njohja jonë ishte një përrallë e errët”.

Derisa, Megan e cila i ka tre djem me ish-bashkëshortin, Brian Austin Green, ishte e hapur për ta gjetur sërish dashurinë, para se të takohej me artistin e Machine Gun Kelly, megjithëkëtë ajo nuk kishte pritur të dashurohej në shpirtin e saj binjak.

“Unë definitivisht isha e hapur për lidhje të re, por nuk e parashikoja të bija në dashuri me shpirtin tim binjak. Padyshim që e kisha lënë prapa mënyrën që kisha jetuar deri në atë pikë, dhe në jetën time u hapën rrugë dhe dyer të reja. Ishte sikur të gjitha pengesat që na kishin mbajtur të ndarë gjatë gjithë atyre viteve, ishin hequr dhe ne ishim në gjendje që më në fund të takoheshim... Ju tashmë e dini që unë gjithmonë kam qenë një person i pazakontë. Por I kisha lënë ato veti të karakterit prapa, sepse nuk kishin vend në jetën që po e jetoja. Por, me ta takuar Machine Gun Kellyn, ishte sikur po e takoja reflektimin e shpirtit tim. Unë shoh shumë gjëra të karakterit tim tek ai dhe anasjelltas. Për një kohë të gjatë ndihesha sikur diçka po mungonte në jetën time dhe kisha hequr dorë nga dëshira për ta gjetur atë që po e kërkoja. Por më pas e takon personin që të plotëson dhe thua me vete, ‘Oh, kjo është ajo çfarë po e kërkonte zemra ime’. Ky ishte njeriu që më ka munguar gjithë këto vjet”, deklaroi aktorja e pushtuar nga emocionet, gjatë intervistës së përbashkët për revistën “GQ Style”.

Ndër të tjera, ylli i hitit “Bloody Valentine”, emri i vërtetë i së cilit është Colson Baker, ka deklaruar se kurrë më parë nuk kishte rënë në dashuri më dikë, deri sa e ka takuar Foxin dhe nuk e kishte idenë se si dukej një lidhje e suksesshme.

{gallery}